Formacionet zyrtare, Suedi – Kosovë

Formacionet zyrtare, Suedi – Kosovë

Kosova do të përballet sot me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

“Dardanët” do ballafaqohen në udhëtim me Suedinë në Solna në stadiumin “Friends Arena” me fillim nga ora 18:00.

Suedia dhe Kosova ndodhen në grupin B të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës, dhe aktualisht kundërshtari i Kosovës, Suedia gjendet në pozitën e dytë në tabelë më 9 pikë, pas Spanjës e cila ka 13 pikë por ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Në anën tjetër Kosova pas pesë ndeshjesh të luajtura ka grumbulluar 4 pikë me një fitore një barazim dhe tri humbje. Para takimit është publikuar formacioni zyrtar i Kosovës.

Ja 11’shet startuese:

SuediaOlsen, Krafth, Danielson, Nilsson, Augustinsson; Claersson, Olsson, Ekdal; Forsberg, Kulusevski, Isak;

KosovaMuric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Bytyqi, Loshaj, Dresevic, Rashani; Rashica, Muriqi

Related Articles