“Bashkë me Leonorën do ta bëjmë ndryshimin që i duhet Gjilanit”

“Bashkë me Leonorën do ta bëjmë ndryshimin që i duhet Gjilanit”

Nder dhe kënaqësi që sot zhvilluam një takim të jashtëzakonshëm me gratë e qytetit, ku përsëri u dëshmua mbështetja e fuqishme për Partinë Demokratike në Gjilan dhe për Leonorën kryetare të komunës, thuhet në komunikatën e PDK-së dega në Gjilan.

Komunikata e plotë:

Bashkë me Leonora Morina Bunjaku dhe me kandidatet e listës fituese dhe me gratë e komunës sonë që vinë nga të gjitha fushat, diskutuam për ndryshimin që i nevojitet urgjentisht Gjilanit pas një degradimi të krijuar tash e 8 vite nga pushteti aktual.

I falënderuam të gjithë mjeket, mësueset, aktivistet e subjektit tonë dhe të gjitha zonjat e nderuara që ishin prezente për ndihmën e tyre të pafund që nuk u ndalën kurrë së mbështeturi Partinë Demokratike të Kosovës.

Partia Demokratike ka programin më të mirë për të gjitha sferat dhe Leonora si kryetare e ardhshme e Gjilanit zotohet se do ta ndryshojë qytetin tonë për një mirëqenie më të mirë për Gjilanasit pa asnjë diskriminim për askënd.

Gratë kanë vendosur ta bëjnë ndryshimin që i nevojitet Komunës sonë dhe do ta largojnë keq-qeverisjen që ka zgjënjyer qytetarët tanë.

Një falënderim i veçantë edhe për ish-deputetet e Kuvendit, Valdete Idrizi dhe Sala Berisha-Shala, që na nderuan me ardhjen e tyre në qytetin tonë.

Ndryshimi në Gjilan po vjen dhe ky ndryshim do të ndodhë me Partinë Demokratike në krye të qytetit.

#bashkëpërGjilanin

#LeonoraMorinaBunjaku

#PDK177

Partia Demokratike e Kosovës- Gjilan
Hapësirë e sponsorizuar

Related Articles