Me rastin e Ditës Botërore të Vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar futbollistik të vajzave “Prishtina”.
Presidentja në takim me to u shpreh se vajzat duhet të luftojnë jo vetëm kundër ekipeve të tjera në fushën e futbollit, por edhe kundër stereotipeve në shoqëri.
“Vajzat nëpër klubet e futbollit në shoqërinë tonë duhet të luftojnë jo vetëm kundër ekipeve të tjera në fushën e futbollit, por edhe kundër stereotipeve në shoqëri. Megjithatë, ato munden. Pasioni i këtyre vajzave mund të kapërcejë edhe pengesat e tilla, sepse ato nuk dorëzohen kurrë”, u shpreh Osmani.
Tutje, ajo tha se vajzat nadhanë mesazhin se për të arritur atë që do në jetë nuk mjafton vetëm talenti, por edhe guximi për ta kaluar çdo vështirësi dhe paragjykim./Gazeta Enigma.