Raphael Varane e pësoi një lëndim gjatë triumfit të Francës kundër Spanjës në finale të Ligës së Kombeve të dielën, duke ia shtuar telashet klubit të vet Manchester United.
Qendërmbrojtësi 28-vjeçar e braktisi fushën duke e mbajtur këmbën me dorë dhe u zëvendësua nga Dayot Upamecano në minutën e 43-të. Varane ka qenë titullar në gjashtë ndeshje për Unitedin këtë sezon dhe lëndimi i tij do t’i shkaktojë kokëçarje trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, i cili është edhe pa qendërmbrojtësin tjetër kryesor, Harry Maguire.
Mbrojtësi anglez ka probleme me pulpën e këmbës. Unitedi do të përballet me Leicester City në udhëtim në Premierligë këtë të shtune.