Kroacia ka arritur vetëm të barazoj ndaj Sllovakisë në Zagreb, duke u pozicionur në pozitºn e dytë në grup. Kroatët dy herë janë kthyer nga disavantazhi, një herë në pjesën e parë dhe së dyti në pjesën e dytë, për të mbyllë duelin me Sllovakinë me rezultat të barabart 2:2, shkruan Gazeta Enigma.
Në takimin e xhiros së tetë të grupit H kualifikues për “Qatar 2022”, reprezentacioni i Kroacisë, në ndeshjen e zhvilluar në Osijek para saktësisht 9926 shikuesve, luajti baraz 2:2 kundër Slovakisë, duke lëshuar mundësinë e pozitës së parë në grup, pasi Rusia në ndeshjen tjetër fitoi nga Slovenia në Maribor 2:1, duke “rrëmbyer” kësisoji pozitën e liderit në grup, me 19 pikë të tubuara, para Kroacisë tashmë në vendin e dytë me 16.
Liderin e këtij grupi pritet ta përcaktoj pikërisht dueli mes Kroaci dhe Rusisë, i cili zhvillohet më 14 tetor në Split, dhe duke saktësuar skuadrën e cila do të udhëtoj në katar drejtprdrejtë dhe atë që kërkon kualifikimin përms barazhit, shkruan Gazeta “Enigma”
Në anën tjetër Holanda ishte e “pamëshirshme” ndaj Gjibraltarit duke shënuar fitore me rezultat 6-0.
Golat për Holandën i realizuan: Van Dijk (8′) Depay (21′, 45+3′), Dumfries (48′), Danjuma (75′) dhe Malen (86′).