Dy persona janë arrestuar të hënën nga Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës, saktësisht nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, si të dyshuar për fajde.
Sipas njoftimit të Policisë, atyre u janë konfiskuar para, me të cilat dyshohet se kanë blerë prona të paluajtshme dhe të luajtshme.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se nga viktima të ndryshme kanë marrë para në vlera të larta me fajde, me të cilat para kanë blerë prona të paluajtshme dhe të luajtshme”, thuhet në njoftim e policisë.
“Si prova materiale, janë konfiskuar para të gatshme, dy telefona mobil dhe disa dokumentacione. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje“.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se nga viktima të ndryshme kanë marrë para në vlera të larta me fajde, me të cilat para kanë blerë prona të paluajtshme dhe të luajtshme. Si prova materiale, janë konfiskuar para të gatshme, dy telefona mobil dhe disa dokumentacione.
Ndërkaq me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.