Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregtisë ka diskutuar për organizimin e një debati publik lidhur me barrierat tregtare Kosovë-Serbi, raporton Gazeta ‘Enigma’.
E për këtë janë pajtuar të gjithë anëtarët e Komisionit, ndërsa për çështjen e kohës i mbetet KDI-së si propozues dhe ministrisë së Tregtisë që të vendosin.
Kryetari i Komisionit Ferat Shala, tha se një debat publik i ndihmon qasjes ekonomike, derisa shtoi se është e nevojshëm edhe pjesëmarrja e ministres Rozeta Hajdari.
Shala tha se brenda këtij muaji duhet të përmbyllet ky debat, duke insistuar që të merret një mendim për datën nga ministria e Tregtisë.
“Kemi një kërkesë propozim nga KDI-ja në lidhje për një debat për barrierat ekonomike dhe tash kemi të njohur me situatën ekonomike. Unë parimisht jam për me organizuar një debat të tillë”.
“Për këtë debat na duhet pajtueshmëria e përbashkët që të jemi në funksion të përgjithshëm të zhvillimit, në këtë debat të hapur do të duhej të ishte edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë”.
Deputeti nga AAK-ja Pal Lekaj tha se është i domosdoshëm debati për barrierat tregtare Kosovë-Serbi, raporton EO.
“Çfarëdo veprimin që merr Qeveria ne jemi pjesë e Parlamentit dhe duhet të diskutohet me neve. Në këtë drejtim ne duhet të respektojmë ligjet tona dhe kur jemi bashkë ia dalim”.
Driton Hyseni nga VV-ja tha se vendimin për debatin mund ta marrin vetëm nga komunikimi me ministrinë dhe Odat Ekonomike.
Deputetja e VV-së, Jeta Statovci tha se është i nevojshëm koordinimi në këtë drejtim.
“Bashkërisht me u koordinuar se kur është koha e përshtatshme, ose nëse kanë ndonjë specifikim rreth temës, kisha thanë që me e marr gatishmërinë e palës tjetër”./Gazeta Enigma/