Qeveria i jep dritën jeshile MSh-së të nis procedurat për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19

Qeveria i jep dritën jeshile MSh-së të nis procedurat për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19

Qeveria i ka dhënë dritën jeshile Ministrisë së Shëndetësisë për të nisur inicimin e procedurave për sigurimin e  vaksinave kundër Covid-19 për vitin 2022.

Kërkesa u bë nga ushtruesja e detyrës së ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, raporton FrontOnline.

“Meqë kontrata me sasi të planifikuara përfundon në vitin 2021 MSH  e ka të domosdoshme inicimin e procedurave për sigurimin e kontratës për sigurimin e  vaksinave për vitin 2022. Kërkojmë që të aprovohet kjo kërkesë nga kabineti qeveritar për negocimin e kontratave për sigurimin e  vaksinave deri në përfundim të Covid-19”, ka thënë ajo./Gazeta Enigma.

Related Articles