Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai ka shkruar se incidentet e dhunshme në veri të vendit duhet të ndalen menjëherë. Tutje ai ka shtuar se veprimet e njëanshme që e rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme.
“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar ai në një postim në “Twitter”.
Këtë postim të Borrellit në Twitter e ka shpërndarë edhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak./Gazeta Enigma.