Dy të dyshuar e therën me thikë një person derisa po e festonte ditëlindjen

Dy të dyshuar e therën me thikë një person derisa po e festonte ditëlindjen

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre personave të dyshuar për vepër penale.

Të dyshuarit kanë tentuar ta privojnë nga jeta një person, teksa ky i fundit ishte duke festuar ditëlindjen e tij.

Tutje në njoftim thuhet se i dëmtuari pasi kishte hapur derën, të dyshuarit  kanë sulmuar me thika dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq dëshmitarët e kanë lajmëruar policinë.

“Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit e kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen dhe duke e pas parasysh se të njëjtit fillimisht janë arratisur. Gjithashtu, dëshmitarët e rastit ende nuk janë dëgjuar dhe të pandehurit janë shokë të ngushtë me njëri – tjetrin andaj, po qe se të pandehurit gjenden në liri do të mund të ndikonin në dëshmitarë dhe të bashkërendojnë mbrojtjen me njëri – tjetrin e në këtë mënyrë do të vështirësonin procedurën e hetimeve. Nga të lartcekurat, gjykata ka gjetur se paraburgimi është masa adekuate për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Related Articles