Në përmbyllje të fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale, të premten, Gjilanin e ka vizituar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili së bashku me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Alban Hyseni, thanë se besimin në institucione lokale do ta kthejnë së bashku.
Komunikata e plotë:
Besimin në institucione lokale do ta kthejmë së bashku. Me ndershmëri e profesionalizëm do e kthejmë Gjilanin kah e mbara e kah zhvillimi, ashtu siç po bën Lëvizja me gjithë Kosovën.
Ndryshimin do e bëjmë #bashkë, sepse bashkë jemi më shumë, bashkë jemi më mirë, bashkë punojmë, e bashkë qeverisim.
#BashkeQeverisim
#perGJILANIN
#pertegjithashtresat
Lëvizja Vetëvendosje-Gjilan
Hapësirë e sponsorizuar