Milan i çmendur në pjesën e dytë – shkrin disavantazhin e dy golave dhe triumfon në fund

Milan i çmendur në pjesën e dytë – shkrin disavantazhin e dy golave dhe triumfon në fund

Milani ka marr një fitore që doli të jetë e madhe ndaj Veronas me rezultat 3-2 në kuadër të javës së tetë në Serie A.

Mysafirët e nisën më mirë, duke rrezikuar të parët me Ivan Ilic që nuk shënoi, por në rastin e dytë erdhi goli.

Në minutën e 7-të, Gianluca Caprari shënoi nga brenda zonës për 1-0.

Por ky gol nuk e këndelli Milanin që shkaktoi penallti në minutën e 22-të me Alessio Romagniolin.

Antonin Barak ishte i saktë për 2-0, duke e quar në pushim Veronën me epërsi solide.

Por Milani i këtij viti duket se nuk dorëzohet lehtë dhe këtë gjë e tregoi në pjesën e dytë.

Olivier Giroud  shënoi në minutën e 59-të të ndeshjes për 2-1, pas një asistimi të Rafael Leaos.

Në minutën e 74-të Milani fitoi penallti, ndërsa në gol për të barazuar në 2-2 e ktheu Frank Kessie.

Zlatan Ibrahimovic u fut në fushë në minutën e 77-të, ndërsa një minutë më pas erdhi edhe goli i fitores.

Koray Gunter në tentim për ta thyer larguar topin e dërgoi në portën e tij për 3-2.

Deri në fund ndeshja nuk solli më gola dhe Milani mori tri pikët e radhës që e dërgojnë në vendin e parë me 22 pikë, një më pak se Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. 

Related Articles