Xherdan Shaqiri nuk lë gjurmë në fitoren e Lyonit ndaj Monacos

Xherdan Shaqiri nuk lë gjurmë në fitoren e Lyonit ndaj Monacos

Lyoni ka triumfuar me rezultat 2 me 0 në derbin ndaj Monacos. Xherdan Shaqiri luajti në këtë takim për 67 minuta, ndërsa nuk mund të thuhet që ishte në ‘elementin’ e tij më të mirë në këtë takim, përkundër disa krosimeve që pati, shkruan Gazeta Enigma.

Megjithatë, Shaqiri nuk la gjurmë as në këtë takim dhe nota e tij nuk ishte aq e mire, pavarsisht që pati një krosim mjaft të mirë I cili për pak nuk u konkretizua nga njëri nga bashkëlojtarët e tij.

Kujtojmë që derisa ishte në lojë Shaqiri, rezultati ishte I barabartë pa gola. Ai u vlerësua me notë 6.5 dhe më dobët ishte vetëm Cherki tek skuadra e Lyonit, shkruan Gazeta Enigma

Related Articles