Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, Alban hyseni, ka hedhur votën e tij sot në zgjedhjet lokale 2021.
Hyseni ka ftuar qytetarët e kësaj komune që të votojnë.
“Duke e ditur rëndësinë e zgjedhjeve, duke e ditur rëndësinë e votës, ju ftoj që të bashkoheni në këtë proces zgjedhor në mënyrë masovike. Vota është e drejta elementare dhe e garantuar. Është mjeti përmes të cilës ne përcaktojmë fatin dhe të ardhmen tonë. Andaj, shfrytëzojeni këtë të drejtë e përcaktoni vetë të ardhmen tuaj”, ka thënë ai.
Lëvizja Vetëvendosje-Gjilan
Hapësirë e sponsorizuar