Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është deklaruar rreth zgjedhjeve lokale që janë duke u mbajtur në Kosovë.
Szunyog përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se sot ka vizituar edhe qendrën e votimit “Ismail Qemali”, në Prishtinë.
“Unë i bëj thirrje njerëzve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, në mënyrë që ata të zgjedhin udhëheqësit më të mirë dhe të formojnë të ardhmen e tyre”, ka thënë ai.
Në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale 2021, ndërsa deri në ora 11:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 8,24%.
Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në ora 11:00, deri tani kanë votuar 73 mijë e 928 qytetarë. /Gazeta “Enigma”/
Just visited “Ismajl Qemali” polling centre in Pristina. I call people to exercise their right to vote, so they can choose the best leaders and shape their future. pic.twitter.com/5KUD7LTGTH— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) October 17, 2021