Shefi i Shtabit Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se sot kur po votohet për kryetar të komunave është raportuar për mungesë të energjisë elektrike në disa qendra të votimit.
Gashi apeloi se tek KEDS-i dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të sigurojnë furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike te të gjitha vendvotimet, përndryshe mund të ketë probleme për shkak të territ.
“Problemet më të mëdha janë vërejtur tek mungesa e energjisë elektrike në disa qendra të votimit. Shpresoj që kjo të mos përsëritet dhe të mos jetë problem i pasditës sepse pasdite fillon të terrohet dhe mund të vijë deri tek problemi”.
“Ftoj KEDS-in dhe KQZ-në që të gjitha qendrat e votimit të jenë të furnizuara me energji elektrike në mënyrë që procesi të shkojë mirë”. /Gazeta Enigma/.