Real Madridi po përgatitet për transferimin shokues të Mohamed Salah

Real Madridi po përgatitet për transferimin shokues të Mohamed Salah

Mohamed Salah ka pasur një fillim sezoni të jashtëzakonshëm me Liverpoolin.

Ylli egjiptian po shënon e asiston rregullisht dhe kjo ka bërë që ai të jetë më i miri këtë vit te Liverpooli. Edhe trajneri Jurgen Klopp ka thurrur lëvdata për lojtarin, duke thënë se Salah është për momentin më i mirë se Messi e Ronaldo. 29-vjeçari megjithatë ende nuk e ka vazhduar kontratën me Liverpoolin, kontratë që skadon në verën e vitit 2023.

Real Madrid po e monitoron situatën e egjiptianit dhe mediat spanjolle kanë raportuar se ata po përgatitin transferimin e egjiptianit në verën e vitit të ardhshëm. Los Blancos pritet të largojnë yjet si Gareth Bale e Eden Hazard për t’i bërë vend Salahit në Santiago Bernabeu.

Related Articles