Leverkusen dhe Bayern Munich luajnë për kreun në Bundesligë – formacionet zyrtare

Leverkusen dhe Bayern Munich luajnë për kreun në Bundesligë – formacionet zyrtare

Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich janë duke shkuar njëjtë këtë fillim edicioni, ndërsa nga dje primatin e të parit në Bundesligë mbanë Borussia Dortmund.

Dy skuadrat deri më tani kanë arritur nga pesë fitore, nga një barazim dhe nga një humbje, dhe rrejdhimisht kanë pikë të njëjta në tabelë, nga 16.

Në kuadër të xhiros së tetë, dy skuadrat e mëdha do të jenë përballë njëra-tjetrës në një sfidë fantastike në BayArena.

Si vendasit, ashtu edhe mysafirët duan tri pikët, pasi fitorja e njërës ose tjetrës skuadër i siguron vendin e parë në tabelë që mbahet nga Borussia Dortmund me 18 pikë.

Formacionet zyrtare:

Bayer Leverkusen: Hradecky, Frimpong, Kossounou, Tah, Bakker, Demirbay, Amiri, Diaby, Wirtz, Paulinho, Schick.

Bayern Munich: Neuer, Upamecano, Sule, Hernandez, Davies, Kimmich, Goretzka, Sane, Muller, Gnabry, Lewandowski.

Related Articles