Dalje masive e qytetarëve në votime është vërejtur sot në komunat me shumicë serbe, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Nga tetë komunat me shumicë serbe, komuna e Zveçanit renditet e para me daljen më të madhe të qytetarëve në votime.
Deri në orën 15:00 në këtë komunë kanë dalë 56,91% e qytetarëve. Pas Zveçanit, e dyta renditet Mitrovica e veriut më 55,03% të pjesëmarrjes së qytetarëve.
Edhe komunat tjera me shumicë serbe kryesojnë për numrin më të madh të qytetarëve.
Në Zbuin Potok kanë votuar 47,97% e qytetarëve, në Graçanicë 32,47 %, në Ranillug 46,68%, Partesh 36,30% dhe Kllokot 37,50%.
Dalja e përgjithshme e qytetarëve në votime në tërë territorin e Kosovës deri në orën 15:00 është 26,9%.
Më poshtë keni renditjen e komunave me shumicë serbe me daljen më të madhe të qytetarëve në votime: