Kusari-Lila: Gjakova shkon në raund të dytë të zgjedhjeve

Kusari-Lila: Gjakova shkon në raund të dytë të zgjedhjeve

Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se në Gjakovë do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve.

Ajo ka thënë se gjakovarëve po ju ofrojnë një mundësi për ndryshim.

Sipas saj, kjo qeverisje e deritanishme nuk do të vazhdojë edhe për katër vite të tjera.

“Kemi pasur një performancë në këto javët e fundit parazgjedhore të qeverisjes në ikje duke i përdorur të gjitha resurset në prezantim të projekteve. Duhet të analizohen të gjitha ato për të shikuar dëmin që i është shkaktuar komunës. Nuk është e vërtetë që fitorja e Gjinit është e thellë. Ka pak vota që na ndajnë. Diferenca në këto palë zgjedhje është shumë më e vogël se në vitin 2017. Nëse analizohet fushata kundër meje, përmes rezultatit e shohim se e njëjta është e paqëndrueshme”, ka thënë ajo.

Related Articles