Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim me rezultat 100:108 (22:30, 27:26, 26:25, 25:27), në xhiron e shtatë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri te rezultati 14:14, por më pas prizrenasit fillojnë shkëputjen duke e fituar çerekun e parë 22:30.
Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë, duke u shkëputur në 15 pikë, 26:41, megjithatë bardhekaltrit nuk dorëzohen duke ngushtuar shifrat në 49:56.
Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku shkrinë epërsinë në vetëm dy pikë, 60:62, e më pas zhvillohet lojë interesante, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 75:81.
Ndeshje interesante u zhvillua edhe në 10 minutat e fundit, me vendasit që u mundonin të rikthehen dhe mysafirët që ishin në epërsi konstante.
Prizreni 16 menaxhoi mirë epërsinë dhe triumfoi 100:108.
Te Sigal Prishtina u dalluan Jan Palokaj me 16 pikë e shtatë kërcime, Jetmir Zeqiri me 16 pikë e tetë kërcime, Dachon Burke me 17 pikë e pesë asistime dhe Nick Tomsick me 14 pikë, kurse te Prizreni 16 u dalluan Courtney Fells me 31 pikë e pesë asistime, Urim Zenelaj me 18 pikë e 14 kërcime dhe Ivan Koljeviq me 23 pikë, shtatë asistime dhe tetë kërcime.
Sigal Prishtina ka tri fitore dhe tri humbje, ndërsa Prizreni 16 ka pesë fitore dhe dy humbje./Gazeta Enigma/.