Aksident mes tre veturave në rrugën Ferizaj-Shtime, dy persona të lënduar

Aksident mes tre veturave në rrugën Ferizaj-Shtime, dy persona të lënduar

Një aksident trafiku mes tre veturave ka ndodhur sot rreth orës 19:20 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 19:20 në afersi të fshatit Lloshkobare ka ndodhur një aksident ku  kanë qenë të përfshira tre vetura dhe dy persona janë lënduar lehtë”, tha ai./Gazeta “Enigma“/

Related Articles