Uashington – Ushtria amerikane thotë se ka vrarë një udhëheqës të lartë të Al-Kaidës në një sulm ajror në veriperëndim të Sirisë të premten.
Majori John Rigsby, një zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA, konfirmoi se Abdul Hamid al-Matar u vra në një sulm me dron, raportoi AP.
Rigsby tha se likuidimi i Al-Matara do të prishte “aftësinë e Al Kaidës për të planifikuar dhe kryer më tej sulme globale që kërcënojnë qytetarët amerikanë, partnerët amerikanë dhe civilët e pafajshëm”. Ai tha se Al Kaida “përdor Sirinë si një bazë për kërcënimet ndaj Sirisë, Irakut dhe më gjerë”.
Sulmi me dron erdhi dy ditë pasi një post ushtarak amerikan në Sirinë jugore u godit në një sulm të koordinuar që përdori si dronë ashtu edhe raketa. Zyrtarët amerikanë thonë se asnjë trupë amerikane e vendosur në Siri nuk është plagosur apo vrarë. /Gazeta “Enigma“/