Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhje gjatë ditës së shtune, ku u diskutua për ecurin e procesit zgjedhor të 17 tetorit, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Gjatë kësaj mbledhje, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe përfaqësuesi i LDK-së, Florian Dushi janë përplasur për sa i përket mundësisë për manipulimin e votave në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.
Kurteshi gjatë kësaj mbledhje ka ndërhyrë vazhdimisht gjatë kohës sa fliste Dushi.
E kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi u bëri thirrje për respekt ndaj njëri-tjetrit dhe që të mos bëjnë akuza politike.
Kurteshi: Këtu ka pasur përpjekje për vjedhje industriale. Po po, LDK-ja dhe PDK-ja. Veç pak, le kush ka mujt çka ka mujtë. Me një vendvotim, me një vendvotim në Republikën e Kosovës…
Radoniqi: Ju kisha lutë pak respekt për njëri-tjetrin. E Përfundon njëri vazhdon tjetri. Akuza politike ju kisha lut mos me ba.
Kurteshi: Nëse e kemi një marrëveshje mos me ndërhy, mos ndërhyjë. Në një vendvotim, në Komunën e Fushë Kosovës të quajtur Harilaq, komisionari i PDK-së dhe i LDK-së kanë filluar më i vulosë fletëvotimet e papërdorura. 22 i ka marrë policia, dmth me vjedhë”.
“Ne i vulosë pa qenë njerëzit. Kur është tërheq vërejtja i kanë shqyer. Ato ka ardhë dhe i ka marrë policia. A është kështu. Po flasim për diçka që është vepër e rëndë penale, krim dhe thonë jo këtu i kemi votat. S’keni vota kurrgjë as ju, keni përpjekje për vjedhje ashtu siç ka ngja deri tash. S’ka me ngja më. S’kemi me leju ma një gjë të tillë./Gazeta Enigma/