Ekipi i FSK-së kthehet në vend pas misionit të parë paqeruajtës në Kuvajt

Ekipi i FSK-së kthehet në vend pas misionit të parë paqeruajtës në Kuvajt

Ekipi i FSK-së, këtë të shtune u kthyen në vend, pas misionit të parë paqeruajtës në Kuvajt.

Ata u priten nga Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Enver Cikaqi, së bashku me shefin e Departamentit të Operacioneve dhe trajnimeve, kolonel Ejup Maqedonci, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ekipi i pjesëtarëve të FSK-së arritën në Prishtinë, së bashku me dy pjesëtarë të Gardës Ndërkombëtare të IOWA-s,  të cilët përfunduan misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt krah ushtrisë amerikane.

Gjeneral Cikaqi në fjalën e tij drejtuar pjesëtarëve i përgëzoj pjesëtarët e FSK-së për gatishmërinë dhe u shpreh mjaft krenar për shërbimin që kanë bërë gjatë kësaj periudhe.

“Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj, e kuptoj qe ka qenë mjaft sfiduese për ju, por ju duhet të ndiheni krenar siç ndihemi edhe  ne për ju, pasi ju u bëtë pjesë e historisë së vendit tonë  dhe tani për misionet  e radhës do jenë  shumë më të lehta pasi do mësojmë nga eksperienca dhe vështirësitë në të cilat ju keni kaluar”, ka thënë Cikaqi. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles