Masat e reja, ndryshon orari i gastronomisë

Masat e reja, ndryshon orari i gastronomisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike me ç’rast janë miratuar masat e reja antiCOVID, shkruan gazeta Enigma.

Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do ë vazhdojë që të jetë obligative për qytetarët e vendit.

Ndërkohë ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes së qytetarëve.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

As pas kësaj mbledhje Qeveria vazhdon që të ndalojë veprimtarinë e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore,  në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1 metër nga njëri-tjetri.

Ndërsa, shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00. /Gazeta Enigma/

Informatat e plota i gjeni këtu: https://kryeministri.rks-gov.net/mbledhja-e-41-te-e-qeverise/?fbclid=IwAR2DJbQ6P6OuGcjAMMEEwwcRtnE_wqB0BT-vJI77nInENMS4-O4DJ8L4lu0

Related Articles