Janë lënduar katër persona nga një aksident trafiku, të cilët edhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Kjo është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, duke njoftuar se personat janë jashtë rrezikut për jetë.
Aksidenti ka ndodhur pasi një person gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur një traktor
Ndryshe, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:45 në fshatin Reznik, Vushtrri.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës ka godit një traktor, në këtë rast katër pasagjerë kosovarë në veturë kanë pësuar lëndime dhe janë ë dërguar në trajtim mjekësor, pas trajtimit janë liruar në shtëpi”, thuhet në raport.