Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht janë duke u trajtuar 101 pacientë të prekur me COVID-19.
Në njoftim thuhet se nga 101 pacientë të prekur me virus, 74 prej tyre janë në Oksigjenoterapi, 4 janë duke u trajtuar në CPAP, kurse 12 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 7 pacientë.
Ndërsa, në spitalet rajonale por edhe në QKUK është duke vazhduar trajtimi i pacientëve me coronavirus.