Në fundjavë u zhvillua java e parë e Ligës Unike, duke dhuruar ndeshje interesante.
Basketbollisti me indeksin (efefktshmërinë) më të lartë ishte Endrit Hysenagolli i Tirana Neptun, 38.
Ai ndaj Rahovecit shënoi 24 pikë dhe kishte 18 kërcime, katër asistime dhe një top të vjedhur, duke qenë Lojtari i Ndeshjes, për të ndihmuar skuadrën tiranase të shënojë fitoren e parë në këtë edicion.
Kampioni Golden Eagle Ylli mundi Vllazninë e Shkodrës 67:79, ku te therandasit u dalluan Barret Benson me 14 pikë e 12 kërcime dhe Erjon Kastrati me 17 pikë e gjashtë kërcime.
Kamza Basket regjistroi fitoren e parë, duke mundur Prizrenin 16 me rezultat 91:96, ku më i dalluari ishte Matthew Eldrigde me 23 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime.
Fitoren e parë e shënoi Peja, duke mundur Teutën në udhëtim 73:82, derisa në parket më i miri ishte kroati i Pejës, Henrik Sirko me 22 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime.
Top 5: Endrit Hysenagolli i Tirana Neptun, Barret Benson dhe Erjon Kastrati të Golden Eagle Yllit, Matthew Eldrigde i Kamza Basket dhe Henrik Sirko i Pejës.