Gruaja hidhet nga kati i dytë pasi tentoi t’i shpëtojë dhunës së bashkëshortit

Gruaja hidhet nga kati i dytë pasi tentoi t’i shpëtojë dhunës së bashkëshortit

Një grua për pak ka gjetur vdekjen në tentativë për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit.

Ndryshe, kjo ngjarje ka ndodhur në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33-vjeç, pasi në rrugën ‘Memo Meto’, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës”, njofton policia.

Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. /Ora News/

Related Articles