Ka ndërruar jetë legjenda e futbollit skocez, Walter Smith. I ndjeri kishte drejtuar për shtatë vite skuadrën e famshme skoceze, Rangers, ndërsa për vite me radhë ishte edhe trajner i Evertonit në Premierligë.
Nga 2004 deri me 2007 ishte emëruar selektor i Skocisë. Për disa vite, Smith ishte edhe asistent i Sir Alex Ferguson te Manchester United.
Smith mbetet si një nga trajnerët më të suksesshëm të Rangers duke fituar 10 tituj të ligës.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të ish-menaxherit, kryetarit dhe legjendës së klubit tonë”, thuhet në njoftimin e Rangers.