Aventura e Mesut Ozil te Fenerbahce mund të përfundojë pas vetëm 1 viti, bazuar në rrjedhën e deritanishme, shrkuan Gazeta Enigma.
I transferuar në janar te verdhezinjtë nga Stambolli, madje me shumë bujë mediale, duke pasur parasysh reputacionin e tij sa ishte i ri, ish-mesfushori i Arsenalit mund të lërë klubin turk në fund të këtij viti kalendarik, shkruan Gazeta Enigma, duke iu referuar informatave në media online, të cilat nuk hezitojnë të paraqesin pakënaqësitë e theksuara të futbollistit me krerët e klubit.
Ozil nuk është i kënaqur te Fenerbahce për faktin se nuk aktivizohet rregullisht teksa në këtë sezon ka nisur vetëm 6 ndeshje që nga fillimi nga 12 në total. Ndaj për këtë arsye Ozil po mendon rikthimin në Premier League, aty ku e pret Newcastle.