Mbyllet pjesa e parë Armeni – Kosovë

Mbyllet pjesa e parë Armeni – Kosovë

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2023 të femrat ndërmjet Armenisë dhe Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Takimi i cili po zhvillohet në stadiumin “Vazgen Sargsyan” në Yerevan, është mbyllur me rezultat të barabartë 0:0.

Dardanet në këtë periudhë provuan me Musaj, Biqkaj e Misini por pa rrezikuar kuadratin e portës së Armenisë, derisa vendaset ishin me të rrezikshme por që Kolgeci nuk lejoj të hyrë topi në rrjetë.

Mbetet të shihet se çfarë ndryshimesh do të aplikoj përzgjedhësja Afërdita Fazlija në pjesën e dytë.

Related Articles