Mehmet Bogujevci disa vjet kishte marr pension 1000 euro prej Serbisë si fitues i medaljes së argjendtë që e kishte fituar para shumë vjetësh.
Por, ndërkohë për t’ia dedikuar atë medalje Kosovës kishte vendosur të heq dorë nga ai pension për ta marr të Kosovës në vlerë të përgjysmuar prej 500 euro.
Në frontal në T7, ai tha se nuk është pishman.
“Pata shku në Beograd për të heq dorë nga ai pension për ta marr pensionin nga Kosova. Atje e kam pas 1000 euro. Tash është rrit 1200. Në Kosovë e kam 500 euro, por s’është problem”, ka thënë Bogujevci.
Kujtojmë që Mehmet Bogujevci ishte njëri ndër boksierët më të mirë të të gjitha kohërave në boksin amator të Kosovës, dhe ishte pjese e KB Prishtina në kohën e shkëlqimit të saj kur u shpallë 5 herë kampione e ish shtetit të dikurshëm në boks, ndërsa Boguejvci ishte boksier i kategorisë gjysmëvelter dhe velter, ndërsa paraprakisht kishte boksuar edhe për klube tjera në Vojvodinë, ndërsa ka marrë pjesë në evenimentet kryesore të boksit të asaj kohe, shkruan Gazeta Enigma.