Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë.
Banori i vetëm që është larguar deri më tani nga shtëpia është Elhaid Cufi, pasi Ardit Cuni kishte një biletë kthyese në kutin e tij natën kur u largua nga shtëpia.
Mbrëmë në natën e spektaklit kanë hyrë tri banore të reja, teksa njëra nga to është përfolur ditën e djeshme se ka pasur një lidhje dashurie me Granit Canën.
Në emisionin “Shqipëria Live”, gazetari Andi Vrapi tregoj se njëra nga tre banoret ka një histori me Granitin.
Banoret të cilat hynë mbrëmë ishin, këngëtarja Beatrix Ramosaj, blogerja Sarah Berisha dhe moderatorja Einxhel Shkira.
Ende nuk dihet se për cilën nga vajzat bëhet fjalë. /Gazeta Enigma.