25 vjeçari është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e sontme në EFL Cup ndaj Burnleyt.
E ardhmja e Dele Allit në Tottenham është vënë në pikëpyetje. Këtë dyshim e vë në theks mediumi britanik “Daily Mail”. Futbollisti anglez nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në ekipin londinez.
Madje, ai është lënë edhe jashtë ekipit të Nuno Espirito Santos për ndeshjen e Carabao Cup ndaj Burnleyt sonte. 25 vjeçari ka kontratë me Spurs deri në vitin 2024. Mirëpo, ai nuk ka startuar në tri ndeshjet e fundit të ekipit në Premierligë.
Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që futbollisti ofanziv të largohet nga klubi londinez në afatin kalimtar të janarit. Dele Alli dikur ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në Premierligë. Por, kohëve të fundit ka pësuar rënie të formës.