Ronaldo – “njeriu” kyç pse Solskjaer është në bankë të Man Utd

Ronaldo – “njeriu” kyç pse Solskjaer është në bankë të Man Utd

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo nxiti bashkëlojtarët t’i besojnë trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Tekniku norvegjez është në presion të vazhdueshëm pas humbjes së thellë nga Liverpool 0 – 5 në ‘Old Trafford.

Pas humbjes së lartë, disa lojtarët kanë pyetur nëse Solskjaer është njeriu i duhur që ta udhëheq skuadrën, ngase nuk iu pëlqeu ana taktike.

Por, Mancheter Evening News, Ronaldo provoi të bind skuadrën që të vazhdojnë t’i besojnë trajnerit të tyre.

Raporti shton se Ronaldo nxiti disa lojtarë të vazhdojnë me mbështetje, pavarësisht mendimeve të tyre rreth anës taktike.

Disa nga pakënaqësitë e lojtarëve ishin koha e shkurtër që luan Jesse Lingard, i cili ka zhvilluar disa paraqitje të mira.

Ndërsa, Donny van de Beek pavarësisht që i impresionon bashkëlojtarët në stërvitje, nuk dihet pse ka zhvilluar vetëm pesë minuta këtë sezon në Premierligë.

Related Articles