Ronaldo po ballafaqohet me një problem me shtetin e Portugalisë, fjalë është për vilën e tij që e ka në vendi prej kah ai vjen.
Sulmuesi i Manchester United është njoftuar nga autoritetet portugeze se duhet të shembë një pjesë të vilës së tij në veri të vendit.
Një pjesë e vilës së tij luksoze nuk është përfshirë në projektin origjinal që Ronaldo kishte paraqitur për të marrë lejen e ndërtimit dhe kështu do të rrënohet.
Ata i kanë dhënë një afat ‘ultimativ’ deri në mars të vitit 2022, për të ‘shembur’ apo rrënuar vetë atë pjesë, para se autoritet të ndërhyjnë, shkruan Gazeta Enigma.