Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit të tetorit pritet të mbajë mot i kthjellët, derisa orëve të para të mëngjesit mbetet ftohtë dhe me ngrica, raporton Gazeta “Enigma”.
Mot i kthjellët dhe me diell parashihet të mbajë edhe në ditët e fundit të tetorit, gjatë ditës më butë, derisa orëve të mëngjesit do të jetë më ftohtë e vende-vende me ngricë, e nëpër ultësira me kushte të formimit të mjegullës apo mjegullinës. Ditën e hënë në mbrëmje vransirat fillojnë të shtohen.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, e gjatë periudhave të qetësisë vende-vende do të kaloj edhe në vlera të dobëta.
28.10 – Mëngjesi i ftohtë dhe me ngricë, në vise të ulëta shkurtimisht me kushte për mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me diell dhe më butë.
29.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, me kushte për mjegull/mjegullinë në ultësira, ditën kryesisht me diell dhe butë.
30.10 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë.
31.10 – Kryesisht me diell, e orëve të mëngjesit ftohtë e me ngricë.
1.11 – Kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -2C e 1C, e maksimalet nga 15C, në rrafshin e Kosovës e deri në 17C nga Dukagjini.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga lindja e juglindja 2-10m/s.
Shtypja atmosferike në një rënie të lehtë por që mbetet në vlera të larta.