Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti të dalë me qëndrimin për dialogun Kosovë-Serbi.
Kusari-Lila ka theksuar se kjo është kompetenc e Qeverisë.
“Ky është një proces që ka filluar shumë gjatë, dhe që duhet të ketë një ristartim me parime të vendosura qartë dhe unitet brenda spektrit politik. Është kompetencë e Qeverisë dhe së shpejti pritet që edhe qeveria të prezantoj qëndrimin e saj për dialogun me Serbinë”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo ka shtuar se duhet të ketë unitet politik jo vetëm për dialogun po edhe për çështjet tjera.
“Ne në Kuvend mbesim të përkushtuar që në çështjet e dialogut dhe jo vetëm si shumicë të ngrisim grupet punuese dhe të kemi një kompromis për arsye se një mori temash kanë mbetur pa u përmbyllur.”, tha Kusari-Lila