Më herët është raportuar në media për përleshjen mes reperit Fero dhe producentit Jetmir Agaj.
Sipas burimeve në Polici, Feronit Shabani i njohur si Fero, bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, dyshohet se e kanë sulmuar producentin dhe menaxherin, Jetmir Agaj, në studion e tij në Dragodan të Prishtinës.
Ndërsa, thuhet se pak më parë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar Feron dhe truprojën e tij, Bujar Ibishi.