Ministri Mehaj flet pas ndarjes së 100 milionë eurove për Ushtrinë

Ministri Mehaj flet pas ndarjes së 100 milionë eurove për Ushtrinë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se buxheti prej 100 milionë eurove për Ushtrinë është dëshmi e synimeve shtetërore.

Përmes një postimi në llogarinë  e tij në Facebook, Mehaj ka theksuar edhe njëherë zotimet në mandatin e tij për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit si prioritet.

” Buxheti prej 100 milion euro për Ushtrinë tonë, është dëshmi shumë e fuqishme se jemi të vendosur në realizimin e synimeve tona shtetërore “, ka shruar Mehaj.

Postimi i tij i plotë:

Buxheti prej 100 milion euro për Ushtrinë tonë, është dëshmi shumë e fuqishme se jemi të vendosur në realizimin e synimeve tona shtetërore.Ashtu siç jemi zotuar në fillim të mandatit tonë, mbrojtja dhe siguria e vendit janë prioritet yni.Ndërtimi, zhvillimi dhe modernizimi i Forcave tona të Armatosura për përmbushjen e plotë dhe efektive të misionit tê shenjtê është detyrim yni kushtetues dhe ligjor.Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës bashkë me SHBA-në dhe aleatët tjerë!

Ndërsa, Qeveria e Kosovës të premtën ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro, 8.7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti, apo 220 milionë euro më shumë.

Ku nga ky buxhet, për herë të parë, sipas kryeministrit Albin Kurti, do të ndahen mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës.

Ai ka theksuar se synimi është që brenda mandatit të rritet përqindja e ndarjes për Ushtrinë deri në 2 për qind të Bruto Produktit Vendor, siç kërkon standardi i NATO-s.

/Gazeta Enigma/

Related Articles