Lugina e Preshevës falënderon Kurtin për ndarjen e 2 milionë eurove

Lugina e Preshevës falënderon Kurtin për ndarjen e 2 milionë eurove

Ish-kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka falenderuar Qeverinë e Kosovës për ndarjen e 2 milion eurove.



Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Arifi ka theksuar se vite më parë ka kërkuar nga Qeveritë e kaluara që të vendoset kjo masë e domosdoshme politike dhe zhvillimore.

“Ka vite që kam kërkuar me këmbëngulje që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës dhe jo vetem kaq. Kam insistuar që Qeveria e Kosovës, mos ta trajtojë si lëmoshë ndarjen e buxhetit, përkundrazi të instalojë sa më parë FONDIN KOMBËTAR të SOLIDARITETIT, njashtu si shembulli i Gjermanisë pas Ribashkimit”, ka shkruar Arifi.

“Pres edhe nga Qeveria e Shqipërisë 4 milion euro shtesë”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë:

Related Articles