Real Madridi është rikthyer te fitoret në La Liga, pas triumfit në udhëtim te Elche 1-2.
Përkundër mungesave të mëdha, Los Blancos kanë arritur t’i marrin tri pikë nga ky udhëtim i vështirë.
Vetëm pas 22 minutave lojë, madrilenët gjetën epërsinë, ku Mariano Diaz asistoi tek Vinicius Junior i cili shënoi për 0-1.
Me epërsinë minimale të madrilenëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Mbretërit e patën më të lehtë në pjesën e dytë, kur mesfushori i vendasve Guti u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 63-të.
10 minuta më vonë, përsëri në skenë doli braziliani Vinicius Junior i cili kësaj radhe u shërbye nga Luka Modric që shënoi për 0-2.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri Carlo Ancelotti e administroi mjaftë mirë ndeshjen, deri në minutën e 86-të kur shënuan vendasit.
Dy zëvendësuesit, Bendetto e Mila bashkëvepruan mjaftë mirë, kur ky i fundit realizoi për 1-2.
Përkundër përpjekjeve nga vendasit, Reali arriti ta mbajë rezultatin dhe të marrë tri pikët.
Me këtë fitore, Real Madridi ngritët në vendin e parë në La Liga me 24 pikë, sa ka edhe Real Sociedad.