Batatina: Kam një problem, pasi me ekipin tim mund t’i bëj dy skuadra

Batatina: Kam një problem, pasi me ekipin tim mund t’i bëj dy skuadra

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina është ndarë i lumtur me fitoren e marrë në Drenas, derisa shpreson se kështu të vazhdoj edhe në takimet e radhës.

Batatina thekson se në çdo ndeshje po bën ndryshime shkak mungesave, megjithatë kjo nuk po qëndron një problem në ekipin llapjan.

“Jemi duke bërë ndryshime në çdo ndeshje për shkak të lëndimeve dhe kartonave që i kemi në skuadër. Por unë kam një problem pasi që në ekip tim mund të bëjë dy skuadra dhe kam mundësi për rotacione. Ndaj Feronikelit, jemi qasur nga minuta e parë me seriozitet dhe presim kështu në çdo ndeshje për të nxjerrur rezultate pozitive”, tha Batatina.

Llapi me këtë fitore është ngritur në pozitën e pestë me 15 pikë.

Related Articles