Në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht rreth orës 01:30, policia është njoftuar për një grabitje të armatosur në rrugën “Hamza Jashari” në Prishtinë.
Punëtori i një pike derivatesh ka raportuar në polici se derisa po punonte kanë hyrë dy të dyshuar me masaka antoCovid dhe nën kërcënimin e revolës kanë vjedhur 905 euro.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE /Rr. Hamza Jashari, Prishtinë 31.10.2021 – 01:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte në vendin e tij të punës dy të dyshuar meshkuj deri më tani të pa njohur, të cilët kanë pasur të vendosura maska anti COVID, kanë hyrë brenda objektit të pikës së derivateve dhe nën kanosjen e revoles kanë grabitur nëntëqind e pesë (905) €.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Enigma/