Ka përfunduar mbledhja e 14 skuadrave të Premierligës, ku temë diskutimi ka qenë Superliga Europiane.
Të gjithë skuadrat e përfshira në këtë takim, kanë refuzuar unanimisht planin për Superligën Europiane.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka shkruar se Liga Angleze e Futbollit është duke bërë maksimumin që mos t’i lejojë klubet angleze të marrin pjesë në Superligën e Europës.