David Beckham kritikon ‘mes rreshtash’ idenë e Superligës Europiane: Futbolli nuk është asgjë pa tifozë

David Beckham kritikon ‘mes rreshtash’ idenë e Superligës Europiane: Futbolli nuk është asgjë pa tifozë

Ikona e futbollit anlglez dhe botëror Dejvid Beckham i është shtuar ‘orkestrës’ së zërave kundërshtues për Superligën e proklamuar Europiane të Futbollit.

Ai madje është shprehur i zhgënjyer pas deklaratave të krerëve të klubeve angleze për përkrahje të idesë.

“Unë jam nga ata që e duan futbollin. Ka qenë jeta ime për aq sa mund të mbaj mend. Më pëlqente shumë kur isha fëmijë i vogël si tifoz, dhe jam akoma tifoz tani”, ka thënë ai duke përçuar mesazhin se futbolli si sporti numër një në planet luhet për shikues.

Ai madje ka aluduar në divergjenca që ka shkaktuar para së gjithash ideja si e tillë në botën e futbollit, ndërsa ka vënë në spikamë domosdonë e unitetit të drejtuesëve institucional në mbrojtje të vlerave tradicionale të sportit më të popullarizuar planetar.

“Si lojtar dhe tani si pronar e di qe sporti ynë  nuk është asgjë pa tifozët. Ne kemi nevojë që futbolli të jetë për të gjithë. Ne kemi nevojë që futbolli të jetë i drejtë dhe kemi nevojë për garat në bazë të meritës. Nëse nuk i mbrojmë këto vlera loja që duam është në rrezik!”, ka përfunduar futbollisti nga më të popullarizuarit e botës së futbollit, David Beckham.

Related Articles