Me dy ndeshjet e së dielës ku u ballafaquan Partizani-Egnatia dhe Teuta-Kastrioti, është kompletuar edhe xhiro e shtatë e Superligës së Shqipërisë në futboll.
Të dy ndeshjet e së dielës përfunduan pa fitues, madje me rezultat identik 1-1, dhe kjo bëri që të mos ketë ndryshime në renditjen tabelare.
Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, Tirana është në vendin e parë me 17 pikë, e ndjekur nga Kukësi me 14 dhe Teuta me 12 pikë.
Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo Tirana ndajnë vendet katër, pesë dhe gjashtë më nga nëntë pikë, Laci është i shtati me shtatë pikë, pastaj Partizani me pesë, Kastrioti me katër dhe në vendin e fundit është Skënderbeu me vetëm tri pikë të mbledhura.