Kryetarja e deritanishme e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, në konferencë për shtyp e ka pranuar humbjen në zgjedhjet lokale.
Ajo ia uroi fitoren kundërkandidatit të saj, duke i uruar sukses në drejtimin e komunës, njofton Telegrafi Maqedoni, përcjell Gazeta Enigma.
“Dëshiroj të gjithë të falënderoj të gjithë votuesit. Ajo që kemi si rezultat sa i përket Tetovës, është se ne si BDI nuk kemi arritur të fitojmë. Ishte fushatë intensive, mirëpo si gjithmonë që kemi thënë, të fundit vendosin qytetarët. Ata kanë vendosur të kenë udhëheqje tjetër komunale. Ju dëshiroj sukses në drejtimin e qytetit të Tetovës”, tha mes tjerash Teuta Arifi.
Sipas të dhënave të para, fitorja e Bilall Kasamit në Tetovë ka qenë me rreth 5.500 vota dallim.